“ERDHI ME NJË SHOK MË KAPI PËR FYTI”/ Sërish në pranga ish-bashkëshorti i Albërije Hadërgjonajt i njohur si “bossi i kokainës” – AlpeGossip
“ERDHI ME NJË SHOK MË KAPI PËR FYTI”/ Sërish në pranga ish-bashkëshorti i Albërije Hadërgjonajt i njohur si “bossi i kokainës”

“ERDHI ME NJË SHOK MË KAPI PËR FYTI”/ Sërish në pranga ish-bashkëshorti i Albërije Hadërgjonajt i njohur si “bossi i kokainës”

Mentor Hadërgjonaj, një nga personazhet e njohur dikur si ‘bossi i kokainës’ dhe pjesë e dosjes së bujshme “Kokaina”, në vitin 2001, dhe njëkohësisht ish-bashkëshorti i këngëtares Albërije Hadërgjonaj ka rënë sërish në pranga. Gazetarja Anila Hoxha raporton se 52-vjeçari është ndaluar nga policia pas shtatë ditësh i shpallur në kërkim.

Hadërgjonaj, i njohur edhe me emrin Din Gjonaj, rezulton të jetë i enoncuar nga i vëllai për dhunë në familje, para një jave.

Të njëjtat burime shtojnë se konflikti mes dy vëllezërve ka nisur për shkak të pronësisë së një objekti në Tiranë. Mësohet se sipas denoncimit të të vëllait, Gjonaj ka shkuar në ish-ndërmarrjen e materialeve të prodhimit dhe i ka kërkuar familjarit të tij të dalë prej andej.

Në momentin që ka shkuar në ndërmarrje, Hadërgjonaj ka qenë nën shoqërinë e një personi me inicialet S.K, i bashkëdënuar me Hadërgjonajn gjatë megaprocesit të kokainës.

“Ata më kërcënuan se duhet të dal nga banesa që kam brenda këtyre ambjenteve –tregon kallëzuesi- më pas vëllai më kapi për fyti dhe pastaj këputi çelësat e objektit. S.K, nuk me preku me dorë, por më thanë se do më nxirrnin zvarrë,”- mësohet të jetë shprehur i vëllai në denoncim.

Ndërkohë vetë Mentor Hadërgjonaj nuk e ka pranuar akuzën.

Kush është Hadërgjonaj?

Ai njihet nga publiku shqiptar edhe si ish-bashkëshorti i këngëtares Albërije Hadërgjonj, e cila në shumë intervista ka folur në lidhje me problematikat dhe historive që çuan në ndarjen e tyre. Përveç kësaj, 52-vjeçari, në vitet 2000 ka pasur në dorë të gjithë tregun e kokainës e Europës Qendrore.

Hadërgjonaj, i cili në ato vite ksihte edhe emrin Xhevdet Hadërgjonaj është i lindur në Deçan të Korçës.Ai dhe këngëtarja u ndanë në vitin 2007, pasi ai kreu 7 vite burg nën akuzën e përfshirjes në shitjen e lëndëve narkotike. Dyshja kanë dy vajza, Agnesa dhe Anxhelina.