Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj ka zgjedhur të shijojë disa ditë relaksi jashtë Shqipërie. Ajo nuk ka nguruar të ndajë edhe foto të ndryshme në rrjetet sociale, duke treguar se po kalon një kohë vërtetë të këndshme.
Së fundmi, këngëtarja ka postuar disa imazhe, në të cilat shfaqet me të bijën, Ajkën në një park lojërash në Itali.
Ajo madje i ka kushtuar edhe një dedikim tepër të ndjerë, duke e cilësuar si më të çcmuarën e saj.
“Ajka mamit,
E cmuara ime, ti me fut ne boten tende si askush tjeter, shpirti me gjen qetesi kur te kam prane vetes, dhe zemra bucet nga lumturia kur fytyra jote e bukur qesh. Pasqyrimi syve te tu, eshte e vetmja drite e syve te mi.
Qesh dhe jeto gjithmone e lumtur Ajk, kaq mjafton per te jetuar mami.
E gjithe bota ne krahet e mi”, ka shkruar Xhensila.