“E KISHA NISUR ÇIFTIN PO VARET ÇFARË KA ZARFI”/ Luizi ka një pyetje për Vëllain e Madh: Do ja japësh të drejtën… – AlpeGossip
“E KISHA NISUR ÇIFTIN PO VARET ÇFARË KA ZARFI”/ Luizi ka një pyetje për Vëllain e Madh: Do ja japësh të drejtën…

“E KISHA NISUR ÇIFTIN PO VARET ÇFARË KA ZARFI”/ Luizi ka një pyetje për Vëllain e Madh: Do ja japësh të drejtën…

Të parët që janë zgjuar mëngjesin e sotëm janë Valbona Mema dhe Luiz Ejlli, të cilët kanë qëndruar duke biseduar me njëri-tjetrin.

Gjatë bisedës së tyre, këngëtari shprehet se e gjitha varet nga një zarf që ka shkuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, se çiftin ‘do e kishte nisur për kumbulla’.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Tanë varet se çfarë ka ai zarf se unë për Zotin çiftin do e kisha nis për kumbulla. Po ça ka ai zarf për Dean

Valbona: Mund të zgjedhë

Luizi: Mund të vazhdojë zinxhirin ajo. Mund të bëjë zëvendësim. Këto të dyja. Ishalla nuk ia jep këtë të drejtë Vëllai i Madh. Hë Vëllai i Madh do ja japësh të drejtën me zëvendësuar? Mos e bëj atë punë, tregohu pak i drejtë me ne të tjerët. Tregoju, se kur të kem unë për të zëvendësuar, ditë të zeza do vijnë për këto

Valbona: E mendon?

Luizi: Po. Me zëvendësim ka, zinxhiri është bërë. Kutia e Pandorës

Valbona: E keni bërë zinxhirin? Kush ka ikur?

Luizi: Kur është bërë zinxhiri, unë e Efi kemi qenë te bebi. Kishim imunitet

Valbona: Atë natë kam hyrë

Luizi: E ka nis Maestro

Valbona: Nuk mendoj se do e bëjnë, se dy javë që e kanë bërë