NËNË E BIJË/ Gazetarja e njohur zbulon ngjashmërinë e jashtëzakonshme me vajzën (FOTO) - AlpeGossip
NËNË E BIJË/ Gazetarja e njohur zbulon ngjashmërinë e jashtëzakonshme me vajzën (FOTO)

NËNË E BIJË/ Gazetarja e njohur zbulon ngjashmërinë e jashtëzakonshme me vajzën (FOTO)

Prej disa kohësh ajo nuk është pjesë e ekranit, por është mjaftueshëm aktive në rrjetet sociale. Gazetarja e njohur Sonila Meço ndanë me ndjekësit e saj virtual herë pas here opinionin e saj lidhur me çështje të caktuara të aktualitetit dhe jo vetëm.

Këtë herë Sonila ka reflektuar për diçka që qëndron përtej punës dhe angazhimeve. Ka qenë një foto e fëmijëris së saj që i ka ngjallur kujtime gazetares, duke e krahasuar atë me një foto të së bijës tashmë 7 vjeçe.

Sonila ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” fotot ku nënë e bijë ngjajnë si dy pika ujë.

“Vendosa sup më sup dy thuajse moshatare, e nisa të kërkoj Amarisin tek unë”-ka shkruar midis rreshtave gazetarja.

Midis ndryshimeve dhe të përbashkëtave që Meço ka nxjerr në pah në këtë krahasim, tipari për të cilën ngjashmëria nuk diskutohet janë sytë e dy “vogëlusheve”.