Fill pasi interpretoi në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora u nis me charter drejt Italisë për të dhënë një koncert në Verona.
Këtu, këngëtarja u kritikua shumë për veshjen dhe shumë e cilësuan si të ekzagjëruar.
Sakaq, një pamje tjetër na ka dhënë Rita nga Verona ku është shfaqur me kostum e me këmishë.
Veshja e Ritës në këtë koncert është tërësisht meritë e “Dolce Gabbana”.
“Faleminderit për këtë kostum të mrekulleshëm” ka shkruar sakaq Rita duke dëshmuar se është ndjerë mjaft rehat, edhe pse e mbërthyer deri në fyt.