Kledi Kadiu dhe Megi Pojani kanë patur një diskutim së bashku mbrëmjen e djeshme në “Dancing With The Stars”. E gjitha nisi pas një reagimi të papritur të balerinit të njohur shqiptar, pasi Megi u zgjodh për të shkuar në gjysmëfinale me votat e publikut.
Mirëpo, mbrëmë Kledi u sqarua dhe pati një prononcim, ku u shpreh:
“Sa i përket mimikës sime, nuk ishte aspak për Megin. Unë pata një reagim të pastër sepse ne i përjetojmë gjërat që bëhen live ashtu sikurse edhe i përjeton edhe publiku. Publiku do jetë gjithnjë sovran por ajo ishte thjesht ishte çudia ime. Unë kisha në mend dy persona të tjerë për në gjysmëfinale. Mimika ime nuk kishte lidhje me Megin, por me vendimin e publikut”