JANË TË NDARË PREJ MUAJSH/ Tristan nuk harron ta surprizojë Khloe-n në mënyrën më të bukur – AlpeGossip
JANË TË NDARË PREJ MUAJSH/ Tristan nuk harron ta surprizojë Khloe-n në mënyrën më të bukur

JANË TË NDARË PREJ MUAJSH/ Tristan nuk harron ta surprizojë Khloe-n në mënyrën më të bukur

Dje Khloe Kardashian festoi me vajzën e saj, True Thompson, ditën e nënave. Ajo publikoi në ‘Instagram’ një foto, në të cilën shfaqej duke mbajtur në krahë vogëlushen e saj. Fansat e Khloe vunë re se për festën mungoi një urim nga ana e Tristan, pavarësisht se ata janë të ndarë.

Megjithatë basketbollisti nuk harroi ta surprizonte në mënyrën më të bukur nënën e vajzës së tij. Burime për “Hollywood Life” kanë treguar se Tristan i dërgoi Khloe-s një tufë me lule me një kartolinë urimi. Pavarësisht se gjesti ishte shumë i bukur, duket se tek Khloe nuk ka ndikuar aspak, sepse ajo nuk është emocionuar.

“Khloe e vlerësoi gjestin, por nuk nxiti tek ajo dëshirën për të parë ish-partnerin. Ishte pak vonë. Ajo kaloi ditën speciale me vajzën e saj, nënën, gjyshen dhe pjesën tjetër të familjes”, kanë treguar burimet. Pas tradhëtisë së Tristan, Khloe ka treguar se nuk ka më besim tek ai dhe as që e mendon të kthehet sërish me të. Kujtojmë se në shkurt nga mediat rozë u zbulua skandali i tradhëtisë së Tristan me miken e ngushtë të Kylie Jenner