KINE-Tension gjatë koncertit të Dua Lipas në Shanghai, ku këngëtarja ka ndërprerë për disa minuta show e saj në National Exhibition Centre, pasi disa policë të sigurisë kanë tërhequr zvarrë disa fansa.
Spektatorë të ndryshëm tregojnë në rrjetet sociale që motivi i dhunës nga policia ka ardhur si pasojë e disa tabelave, që mbanin disa fansa, ku kërkohej mbështetje për personat homoseksuale.
Me një komunikatë zyrtare në Twitter, ylli i pop-it është shprehur në favor të të drejtave të Lgbt:
“Jam me ju për dashurinë tuaj dhe jam krenare dhe mirënjohëse që jeni ndjerë të sigurt në koncertin tim për të treguar krenarinë tuaj”. Të drejtat e Lgbt në Kinë nuk janë të garantuara dhe çiftet homoseksuale nuk gëzojnë asnjë të drejtë.