Njihuni me “Zeshkanen” në autobusin e Kombinatit… (FOTO+VIDEO) - AlpeGossip
Njihuni me “Zeshkanen” në autobusin e Kombinatit… (FOTO+VIDEO)

Njihuni me “Zeshkanen” në autobusin e Kombinatit… (FOTO+VIDEO)

Në “Pop Culture” ditën e sotme ishte këngëtarja mjaft e suksesshme Soni Malaj.

Në një intervistë ndryshe, ku gjatë gjithë kohës ajo ishte në makinë së bashku me prezantuesin Kelvi, ndër të tjera Soni foli edhe për këngën e saj më të fundit “Zeshkania”.

Një këngë mjaft e suksesshme e Sonit, e cila një muaj nga publikimi i saj ka shkuar gati një milionë klikime.

Kënga është me të vërtetë mjaft interesante dhe shumë e dëgjuar deri tani duke u kthyer në hit, por në sy bie edhe videoklipi i saj, i cili është realizuar në një nga autobusët e kryeqytetit.

Soni zbuloi në “Pop Culture” se kërkonte të bënte diçka ndryshe në videoklipin e saj të fundit.

“Nuk doja të sillja diçka luksi, siç sillen zakonisht në videoklipe. Pasi bisedova me Joni Peçin vendosëm të bëjmë këtë zgjedhje. Ne nuk kemi lindur në “Bllok” dhe mbi Ferrari. Më ka pëlqyer shumë videklipi në autobusin e Kombinatit”, u shpreh Soni Malaj.