“INJORANTË TË LUMTUR…”/ E akuzuan se interpretoi këngën e kompozuar nga Bregoviç, reagon ashpër Besa (FOTO) – AlpeGossip
“INJORANTË TË LUMTUR…”/ E akuzuan se interpretoi këngën e kompozuar nga Bregoviç, reagon ashpër Besa (FOTO)

“INJORANTË TË LUMTUR…”/ E akuzuan se interpretoi këngën e kompozuar nga Bregoviç, reagon ashpër Besa (FOTO)

Besa ishte ndër të parat personazhe publike që doli kundër ardhjes së artistit serb Goran Bregovic në Korçë. Mirëpo më vonë këngëtarja u akuzua se ka interpretuar këngën “Ederlezi”, të kompozuar nga Bregoviç.

Pas akuzave, Besa ka reaguar në Instastory ku tregon se kënga Ederlezi është këngë popullore rome me autor komunitetin rom.

“Lexoj ca të padijshëm në ekstrem, apo ca mercenarë të devotshëm… Që shkruajnë Besa që është kundër ardhjes së Bregovic ka kënduar këngën Ederlezi…injoranca…e frikshme Ederlezi është këngë POPULLORE ROME, FOLKLORIKE ROME ME AUTOR KOMUNITETIN ROM në gjuhën Rome E kënduar nga unë në NATËN ROME tek Këngët e Shekullit në Tv Klan. Edhe në video shkruhet NATA CIGANE Bregovic e ka sjellë në disa forma, siç kanë bërë dhe 10-ra artistë të tjerë… lexoni dy rreshta, injorantë të lumtur e të devotshëm…”, shkruan Besa.