”ËSHTË FEMRA E PARË QË KAM PËLQYER”/ Fero tregon si u njoh me Arbenitën – AlpeGossip
”ËSHTË FEMRA E PARË QË KAM PËLQYER”/ Fero tregon si u njoh me Arbenitën

”ËSHTË FEMRA E PARË QË KAM PËLQYER”/ Fero tregon si u njoh me Arbenitën

Marrëdhënia e reperit Fero dhe modeles Arbenita, është shumë e komentuar në media. Dyshja njëherë ndahen dhe njëherë pajtohen, duke i konfuzuar të gjithë. Së fundmi në një intervistë për ‘Mirage’, reperi ka treguar se i pëlqen ta bëjë lëmsh situatën, t’i lëri njerëzit në enigmë, pasi janë vetë ata që duan ta shikojnë të ndarë.

‘Unë dhe Arbenita jemi pikëpyetje’, u shpreh Fero. Mirëpo si nisi e gjithë kjo histori me bashkime dhe ndarje? Ai ka treguar se janë njohur në rrjete sociale, i ka shkruar dhe më pas janë takuar në Shkup për herë të parë. Ndryshe nga femrat e tjera, Arbenita e ka bërë menjëherë për vete.

“E kam pëlqyer Arbenitën. Unë nuk i kam shkruar kurrë femrave, sepse gjithmonë më kanë shkruar dhe më kanë zënë vetë. Por Arbenita është femra e parë që kam pëlqyer dhe e kam bërë për vete. Jemi takuar në Shkup për herë të parë.”-tregon ai.