''ERMAL MAMAQI, IDIOT KOMPLET''/ Albano Bogdo e thotë troç në mes të emisionit - AlpeGossip
”ERMAL MAMAQI, IDIOT KOMPLET”/ Albano Bogdo e thotë troç në mes të emisionit

”ERMAL MAMAQI, IDIOT KOMPLET”/ Albano Bogdo e thotë troç në mes të emisionit

Albano Bogdo është një prej atyre personazheve të njohur, që në fakt nuk e klasifikon veten tek VIP-at shqiptarë, mendon thjesht se njerëzit e njohin por nuk bën jetën luksoze që të famshmit bëjnë.

Këtë e ka thënë gjatë intervistës në “ThumbOn”, bisedë e cila nisi në fakt nga pyetja se në cilën nga vendeve ekzotike të pushimeve ai do ta kalonte Vitin e Ri, për të shkuar tek fakti që ai mendon se nuk është VIP dhe se në Maldive apo Karaibe mund të shkosh edhe nëse je idiot (po citojmë).

Për Fatmën dhe Aulonën, Albano tha: “Mua më vjen keq që pas gjithë këtyre viteve që më njihni mendoni se jam Vip. Më njohin njerëzit, por unë nuk kam asnjë lidhje me të qënurit i tillë, me jetën luksoze. Lekë kam se paguhem goxha mirë, por nuk mund ta bëj jetën luksoze.

Dhe këmbënguljes së moderatoreve, që ndoshta ka ardhur koha që të fillojë të bëjë një jetë të tillë,  në mënyrë që t’i rritet dhe prestigji, ai ju përgjigj: “Unë mund të rreshtoj 30 emra tani që kanë vajtur në Karaibe, që janë njëri më idiot se tjetri dhe nuk kanë aspak më shumë prestigj se unë.

E në fund, pjesës që po prisni të gjithë, në momentin që Albano u pyet, na thuaj një emër që është idiot(nga personazhet shqiptarë) dhe që ka vajtur në Karaibe, ai tha: “Ermal Mamaqi, idiot komplet!

E gjitha kjo, e pasur dhe nga një imitim jo i keq i Ermalit gjatë kohës që moderonte Xing-un. Sigurisht që e gjithë situata u shoqërua me të qeshura, por që Albano tha ata që tha, kështu që ja ku e keni!