Mbani Majkun: Majlinda Zeka vishet nuse. Dasmë në horizont? (FOTO) – AlpeGossip
Mbani Majkun: Majlinda Zeka vishet nuse. Dasmë në horizont? (FOTO)

Mbani Majkun: Majlinda Zeka vishet nuse. Dasmë në horizont? (FOTO)

Ndonëse patën një histori fare të shkurtër dashurie me njëri-tjetrin, jetët e reperit Majk dhe Majlinda Zekës janë përgjithnjë të lidhura bashkë, për shkak se dyshja ka së bashku një djalë të quajtur Roan, i cili erdhi në jetë pas ndarjes së tyre.

Por teksa Majk ka bërë përpara duke krijuar një lidhje të re me fashionista-n Melita Nushi, për Majlindën nuk dihet thuajse asgjë.

Kjo është dhe arsyeja përse ndjekësit e saj në rrjetet sociale kanë shtangur së fundmi, kur e kanë parë atë të veshur nuse.

Megjithatë, duket se nuk bëhet fjalë për ndonjë dasmë të mundshme, por Mjalinda ka pozuar për njw set fotografik për një sallon nusërie.