Nga koka te këmbët e veshur me vija/ Truket për të kombinuar bukur këtë dizajn (FOTO) - AlpeGossip
Nga koka te këmbët e veshur me vija/ Truket për të kombinuar bukur këtë dizajn (FOTO)

Nga koka te këmbët e veshur me vija/ Truket për të kombinuar bukur këtë dizajn (FOTO)

Të holla apo të trasha, vertikale apo horizontale,,, sidoqofshin vijat, këto të fundit mbeten dizajni i preferuar i femrave në stinën e verës. Kjo ndoshta lidhet me stilin e marinarit, kombinimin tradicional e kuqe-blu, apo akesorët e kashtës nga çantat e deri tek sandalet espadrilles që shkojnë aq shumë përshtat “kodit të veshjes” në një qytet bregdetar , por jo vetëm.

Ky trend është i pakohë dhe nuk kemi nevojë për aprovimin që mund të na japin shtëpitë e modës për t’i veshur e për t’i kombinuar ! Mjafton pak fantazi, intuitë si dhe disa ide .

Vijat mund t’i vishni nga orët e para të mëngjesit, e deri në orët e vona të mbrëmjes. Për një kafe apo për një event mbretëror (nëse ju bie rasti )
Ja si i kombinoi vijat Meghani, si një dukeshë e vërtetë

Mund të visheni nga koka te këmbët ose të zgjidhni midis pjesës së sipërme e asaj të poshtme ! Mund të kombinoni ngjyrat ose të luani me madhësinë e vijave! Nëse jeni shtatshkurtër mundohuni të vishni vija vertikale për të krijuar idenë e një trupi më të gjatë.