PAS NJË MUNGESE TË GJATË/ Arjola Shehu rikthehet në ekran në natën e ndërrimit të viteve – AlpeGossip
PAS NJË MUNGESE TË GJATË/ Arjola Shehu rikthehet në ekran në natën e ndërrimit të viteve

PAS NJË MUNGESE TË GJATË/ Arjola Shehu rikthehet në ekran në natën e ndërrimit të viteve

Moderatorja Arjola Shehu i ka munguar ekranit që pas mbylljes së sezonit televiziv të “Kush vjen për drekë”. Pavarësisht angazhimit të saj në fushën mediatike Arjola nuk ka më një program të sajin televiziv.

Megjithatë ajo do të rikthehet në ekranin e madh të televizionit “Klan” sonte në natën e ndërrimit të viteve.

Vetë moderatorja ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Instagram se i është besuar prezantimi i programit festiv që do të mbahet sonte në kryeqytet, në sheshin kryesor të Tiranës.

Bashkë me këngëtarët Flori Mumajesi, Evi Reci, Klajdi Haruni, Bruno, Landi Hysi, Armir Shahini, Sidrit Bejleri, Eranda Libohova, Alban Nimani dhe Ardit Çuni ata do të festojnë me qytetarët dhe të presin nën tingujt e muzikës ndërrimin e viteve.