“XHELOZE” PËR NJËRA-TJETRËN/ Kejda komenton takimin e Suelës me Saimirin: E provokoi shumë… – AlpeGossip
“XHELOZE” PËR NJËRA-TJETRËN/ Kejda komenton takimin e Suelës me Saimirin: E provokoi shumë…

“XHELOZE” PËR NJËRA-TJETRËN/ Kejda komenton takimin e Suelës me Saimirin: E provokoi shumë…

Takimi i Suelës dhe Saimirit ishte një prej më të komentuarve kësaj jave, për faktin se ata u panë shumë afër. Ka qenë Kejda, ajo që ditën e sotme ka dhënë mendimin e saj në lidhje me këtë situatë.

E pyetur në “Daily Love Story”, nëse iu duk i sinqertë Saimiri në takimin me Suelën, Kejda u shpreh:

“Nuk e di. Ishte dhe e imponuar pak a shumë. T’i shohim gjërat siç janë, jo siç duan protagonistët e këtij emisioni t’i shohin. U duk shumë qartë që Suela e provokoi. Çdo njeri nëse do ishte në vendin e tij, edhe një i martuar, prapë do reagonte njësoj. Sepse është qenia mashkullore e tillë, që është pak e lëkundur. Në momentin që unë ty të hidhem në qafë, vij të puth, të përqafoj, normalisht që ma kthen dyfish. Kështu që ishte e imponuar.”

Gjithashtu një moment që nuk kaloi pa u vënë re ishte xhelozia e Arianës kur Suela po kërcente me Saimirin në skenë. Sa i përket kësaj, Kejda u shpreh se Ariana është xheloze si tip dhe do ta shfaqë edhe me Suelën, sepse nuk janë shoqe prej shumë kohësh dhe është konkurrenca në mes.

“Dolëm prapë aty ku thash pak më herët, në një moment a në një tjetër këto do dalin vetvetja. Kështu që, sado të shtiren e të krijojnë miqësira, do të vijë një moment i caktuar që do jenë vetvetja. Arianën e kam vënë re që është shumë xheloze. Edhe kur më zgjodhi mua Saimiri në takim bëri një reagim të çudishëm. Ariana këtë tip ka dhe do ta shfaqë edhe më Suelën, sepse është konkurrenca në mes. Ato nuk kanë ardhur këtu për t’u bërë shoqe, më shumë se sa për të fituar zemrën e Saimirit dhe të publikut.”

Kejda foli edhe për javën që vjen për të cilën tha se do të ishte vendimtare për të. Ajo çuditi edhe me fjalët e fundit, kur tha se nuk e pret një takim nga Saimiri dhe se nuk e ka me qejf.