BËRI NDËRHYRJE ESTETIKE/ Ja si u shpërfytyrua modelja pas operacionit (FOTO) – AlpeGossip
BËRI NDËRHYRJE ESTETIKE/ Ja si u shpërfytyrua modelja pas operacionit (FOTO)

BËRI NDËRHYRJE ESTETIKE/ Ja si u shpërfytyrua modelja pas operacionit (FOTO)

Në ditët tona, ndërhyrjet plastike janë bërë një gjë mëse e zakontë (sidomos për ato të cilave ua lejon xhepi).

Por rëndësia e gjetjes së një kirurgu profesionist e të përgjegjshëm është shumë e madhe, sepse risku ekziston gjithmonë, dhe dalin herë pas herë në dritë raste si ai i modeles italiane Cristina Guidetti që tregojnë sa e rëndësishme është të bëhet zgjedhja e duhur.

Dimrin e vitit 2012, modelja (kryesisht e kremrave të fytyrës), asokohe 39 vjece vendosi t`i nënshtrohej një procedure me lazer, e cila duhet të ndreqtë vetëm disa probleme të vogla.

Supozohej se ishte dicka e vogël dhe e thjeshtë, por nuk ndodhi ashtu: Massimo Rambotti e shfytyroi për të gjithë jetën, duke i shkaktuar në lëkurë dëme të pakthyeshme.

Edhe pse ka shpenzuar 93 mijë euro për operacione korrigjuese ( e s`ka parë asnjë lekë me sy dëmshpërblim), Cristina vazhdon të ketë probleme të mëdha me lëkurën. Ajo ndërhyrje, thotë 45 vjecarja, më shkatërroi profesionin e më ndryshoi krejtësisht jetën dhe gabimi ishte gjithi i kirurgut.