Turjan Hyska braktis Vizion Plus, ja ku do ta fillojë emisionin e ri – AlpeGossip
Turjan Hyska braktis Vizion Plus, ja ku do ta fillojë emisionin e ri

Turjan Hyska braktis Vizion Plus, ja ku do ta fillojë emisionin e ri

Muajin e kaluar u përhap me shpejtësi lajmi se Turjan Hyska do e mbyllë emisionin e tij “Oktapod”. Vendimin e dha vetë moderatori me një postim në Instagram ku shkruante se kjo eksperiencë interesante i ka shërbyer shumë.

Me mbylljen e “Oktapod”, të gjithë u bënë kuriozë ku do ta shohim tani e tutje Turin. Siç duket moderatori do ta braktisë Vizion Plus dhe do të fillojë punë në një televizion tjetër.

Burime pranë “Xing.al” bëjnë të ditur se Turi do ta fillojë emisionin e ri në ekranin e televizionit Klan Plus. Detaje të tjera mbi emisionin nuk janë bërë ende të ditura.