KUSH DO E FITOJË BB VIP? Meri Shehu: Yjet favorizojnë Binjakët… (VIDEO) – AlpeGossip
KUSH DO E FITOJË BB VIP? Meri Shehu: Yjet favorizojnë Binjakët… (VIDEO)

KUSH DO E FITOJË BB VIP? Meri Shehu: Yjet favorizojnë Binjakët… (VIDEO)

Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mbrëmë e ftuar në “Big Brother Fan Club” për të parashikuar fatin e katër finalistëve, Einxhel Shkira, Beniada Nishani, Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj.

“Fati është shkruar në yje, por ne duhet të japim më të mirën tonë që të mbështesim energjinë që na japin yjet në momentin e lindjes. Duhet të dini se kur lind njeriu merr një energji të caktuar nga universi. Kjo energji ose përparon e zhvillohet në lidhje me kushtet e njeriut, ku rritet, në çfarë vendi, me çfarë kulture. Ose nëse ai lind në një vend jo shumë adapt, mund edhe ta përkeqësojë mesazhin e yjeve. Por kemi edhe njerëz që nga e keqja ngihen dhe triumfojnë”, tha Meriu kur u pyet nëse astrologët e dinë se kush do fitojë.

Ndërsa kur Dojna Mema e pyeti se si e sheh përballjen e kësaj finaleje, ajo tha “është shumë e fortë”.

“Të gjithë ata janë lider. Kemi dy shenja zjarri që janë Dashi (Iliri) dhe Shigjetari (Einxhel). Përballë shenjave të zjarrit të gjithë përulen, nga energjia, nga thënia e gjëra drejtpërdrejtë. Energjinë e Shigjetarit e ka përdorur më mirë Einxhel.

Iliri ka qenë praktik në egoizmin e vet. Po çfarë do publiku? Një njeri ashtu siç është individual, apo një njeri që lufton për kauza? Mes tyre shoh një femër potente si Einxhel. Yjet nuk e favorizojnë Dashin. Favorizim përmes yjeve ka Binjaku (Beniada)”, tha ajo.