“NUK LË GUR PA LËVIZUR PËR…”/ Burri i Angela Martinit është ëndrra e çdo vjehrre (FOTO) – AlpeGossip
“NUK LË GUR PA LËVIZUR PËR…”/ Burri i Angela Martinit është ëndrra e çdo vjehrre (FOTO)

“NUK LË GUR PA LËVIZUR PËR…”/ Burri i Angela Martinit është ëndrra e çdo vjehrre (FOTO)

Angela Martini që prej dhjetorit 2017 është martuar me partnerin e saj biznesmenin Dragos Savulescvu në një ceremoni intime, të papritur e aspak të zakonshme.

E teksa ka folur për “Revista Who” për marrëdhëniet që çifti ka me familjet e njëri-tjetrit, modelja shkodrane ka rrëfyer se jo vetëm që ata shkojnë mirë, por bashkëshorti i saj s’lë gur pa lëvizur kur vjen puna te familja e bashkëshortes së tij. Angela ka rrëfyer madje edhe një episod të ndodhur pak kohë më parë, teksa dyshja ndodhej për muaj mjalti, si për të treguar edhe marrëdhënien e mrekullueshme që ata kanë.

“Vitin e kaluar, ndërkohë që ne ishim me muaj mjalti në Seychelles, nëna ime ishte me pushime në Shkodër dhe u sëmur dhe nuk më tha asgjë për disa ditë, sepse nuk donte të më shkatërronte muajin e mjaltit-veprim tipik mamash. Më pas zbulova se sa e sëmurë ishte dhe se jeta e saj ishte në rrezik. Dragos e kuptoi përpara meje se sa serioze ishte situata dhe më tha: “Fokusohu dhe më dëgjo mua. Së pari, në këtë sekondë dërgoje në spital tek doktori më i mirë në Shkodër, Dr.Besmir Grizhja. E dyta, më trego rezultatet e analizave të gjakut dhe të gjitha analizave të tjera që do marrësh nga doktori. E treta, thuaji nënës se duhet të largohet nga spitali për 3 orë, sepse një avion privat i pajisur me çdo mjet mjekësor dhe një doktor do ta marrë për ta çuar në Zyrih dhe një ambulancë do e presë në aeroportin e Zyrihut për të shkuar në Spitalin Universitar të Zyrihut, ku po e presin një grup mjekësh”. Pasi nëna ime arriti në Spitalin Universitar të Zyrihut nuk pati asnjë përmirësim dhe ne nuk ishim plotësisht të kënaqur me mjekët. Dragos nuk donte të ndërmerrte ndonjë rrezik dhe arriti ta transferonte me një ambulancë në spitalin më të mirë privat në Zvicër, “Hirslanden”. Atje ajo u trajtua nga profesorët më të mirë dhe pas 2 orësh u ndje më mirë dhe u shërua plotësisht. E gjitha kjo u bë nga ne, si skuadër, duke folur në telefon nga një ishull në Seychelles. Siç thashë ky është njëri prej shembujve nga shumë të tjerë, kështu mund ta gjykoni vetë! Pasi ndodhi e gjithë kjo, nëna ime thotë se Dragos është djali i saj i dytë dhe ka gjithmonë mbështetjen e tij në çdo situatë.”

Edhe modelja shkodrane nga ana e saj i ka cilësuar prindërit e bashkëshortit si ëngjëj dhe se është e bekuar që i ka në jetën e saj.

Angela Martini ka rrëfyer se ka hequr dorë nga modelingu dhe këtë vit pret që të nxjerr në treg një libër të sajin, projekt tek i cili është fokusuar dy vitet e fundit dhe që e di vërtet shumë.
Dragos Savuescu, bashkeshorti i Angela Martini dhe vjehrra, mamaja e modeles