Kur humb dikë të shtrenjtë në jetë, është e vështirë ta pranosh, t’i fshish emrin, e të thuash ‘ajo’… Për ty mam!”- rrëfeu i prekur producenti dukshëm i prekur.
Gjebrea nisi interpretimin në skenën e Pallatit të Koncerteve, kur përkrah tij u shfaq tenori shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgu. Artisti i mirënjohur ishte i ftuari surprizë në finalen e edicionit të 20-të të “Këngës Magjike”, i cili, siç tregoi dhe Ardit Gjebrea, kishte lënë përgjysmë impenjimet e tij në Paris për të qenë pikërisht në këtë skenë.