KANË KALUAR PUSHIMET SË BASHKU? Ky detaj na tregoi që Adrola dhe Capital T kanë qenë gjithë verën bashkë (FOTOT) – AlpeGossip
KANË KALUAR PUSHIMET SË BASHKU? Ky detaj na tregoi që Adrola dhe Capital T kanë qenë gjithë verën bashkë (FOTOT)

KANË KALUAR PUSHIMET SË BASHKU? Ky detaj na tregoi që Adrola dhe Capital T kanë qenë gjithë verën bashkë (FOTOT)

Sikundër e dimë tashmë Capital T dhe Adrola Dushi po jetojnë një romancë të bukur dashurie, ndonëse janë ende në fazën ku nuk e kanë pranuar këtë gjë.

Modelja ka realizuar së fundmi sfidën e famshme të Instagramit, “Show me a picture of”, ku është pyetur lidhur me momentin më të bukur të verës.

Dhe Adrola ka postuar këtë:

Mirëpo, nëse për disa kjo nuk do të thotë asgjë, detajistët kanë vënë re se asokohe të dy kanë qenë bashkë në jug të Shqipërisë dhe ja videoja e Capital T, ku qartazi dallohet se të dyja videot janë realizuar në të njëjtin jaht e kohë.

Pak ditë më parë ata ishin të dy me pushime në Turqi dhe ndonëse i postuan fotot në ditë të ndryshme, të afërta me njëri-tjetrin, dolën zbuluar se kanë qenë bashkë. Për më tepër, Adrola ka veshur edhe xhaketën e këngëtarit.

E gjitha filloi në verë, kur reperi u shfaq krah Adrola Dushit, duke ndezur rrjetin e kur të gjithë aluduan për një lidhje të mundshme, ata u shfaqën bashkë në këngën “C’est la vie”.

Pak muaj më më parë “iconstyle.al” ka zbuluar se ata prej kohësh po jetojnë një romancë të bukur, madje reperi e mbështeti Adrolën kur ajo prezantoi “Miss Universe”, duke qëndruar në Tiranë, krah saj. (KLIKO)

Në intervista të ndryshme, ata janë pyetur rreth këtyre zërave por gjithmonë i kanë mohuar, teksa përkrahja ndaj njëri-tjetrit dhe detaje të tjera tregojnë të kundërtën.