Pas 117 vitesh, 8 muajsh dhe 17 ditësh, ka ndalur së jetuari ajo që cilësohej si njeriu më i vjetëri i gjallë, japonezja Nabi Tajima.
Ajo mësohet se ka humbur jetën në një spital, në qytetin Kikai, të Kagoshimës, rreth orës 20 të ditës së djeshme.
Nabi Tajima ka lindur më 4 Gusht 1900 dhe kishte lënë mbi 160 pasardhës, duke arritur të njohë nipër e mbesa deri në brezin e pestë.
Tajima mori fronin e njeriut më të vjetër në tokë, pas vdekjes së xhamajkanes Violet Brown, shtatorin e vitit të kaluar.
Tashmë njeriu më i vjetër në tokë, është sërish një japoneze, që quhet Chiyo Yoshida, është 116 vjeç dhe për 10 ditë shkon 117.







![Edi Rama dhe Sulltanesha Kosem/Ana Lika bën lidhjen mes këtyre dy personazheve…[FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/07/fdgdfganalike-400x236.jpg)





