LA gruan për një 17 vite më të re, Devis Xherahu tregon njohjen me të dashurën: Kemi në plan të... - AlpeGossip
LA gruan për një 17 vite më të re, Devis Xherahu tregon njohjen me të dashurën: Kemi në plan të…

LA gruan për një 17 vite më të re, Devis Xherahu tregon njohjen me të dashurën: Kemi në plan të…

Jeta private e Devis Xherahut ka qenë gjithnjë në vëmendje të mediave e sidomos ndarja e tij me bashkëshorten Paola Kondakçi në vitin 2011 pas 20 vitesh bashkë. Pianistja dhe kompozitorja vite më parë u përfshi në një sherr me të dashurën aktuale të Devisit për shkak të klipit “Akoma se besoj”. Aty Devisi dhe ish-Miss Shqipëria, Ertemiona Mejdani shfaqeshin në skena intime.

Devisi dhe Ertemiona ishin sot të ftuar tek “Rudina” ku kanë folur për fillimet e lidhjes së tyre dhe gjatë intervistës, modelja tregoi se në klipin që kanë realizuar bashkë kanë qenë shumë të ftohtë me njëri-tjetrin dhe as nuk e çonte ndërmend të ndjente diçka për Devisin.

“Ishim shumë të ftohtë tek videoklipi i parë. Unë nuk e çoja ndërmend të ndjeja diçka për Devisin sepse e konsideroja mik”, u shpreh Ertemiona.

“Qëlluam që të kishim karakter të përbashkët, ishte koiçidencë”, u shpreh Devisi. “Edhe pse kemi 17 vite diferencë, nuk e kemi ndjerë”, tha Ertemiona.

Çifti foli edhe për planet për dasmë. “10-20 veta, një kurorëzim në kishë dhe pastaj avionit për muaj mjalti, kaq dua”, u shpreh Devisi.