Landit të”West Side Fmaily” i mungon Dr.Flori/ Publikon foton ku shkruan: Kjo buzëqeshje… – AlpeGossip
Landit të”West Side Fmaily” i mungon Dr.Flori/  Publikon foton ku shkruan: Kjo buzëqeshje…

Landit të”West Side Fmaily” i mungon Dr.Flori/ Publikon foton ku shkruan: Kjo buzëqeshje…

Prej ditës që Dr.Flori është ndarë nga jeta, gjithmonë është ndjerë mungesa e tij në skenën muzikore shqiptare.
Përveç publikut, mungesën më të madhe e ndjejnë çdo ditë e më tepër familjarët dhe miqtë e tij më të mirë.
Një boshllëk akoma më të madh duket se ndjejnë dy miqtë e tij të grupit ‘West Side Family’, Landi dhe Miri.
Ditën e sotme nëpërmjet një postimi, Landi ka treguar se miku i tyre Dr.Flori u mungon në çdo ditë, jo vetëm në këngë.
“Kjo buzëqeshje. Kjo buzëqeshje e munguar”, – ka shkruar Landi në një fotografi të Dr.Florit në të cilën shihet duke buzëqeshur në një emision.
Në çdo intevistë djemtë e ‘West Side Fmaily’ kanë treguar se Dr.Florin nuk mund ta zëvëndësojë askush tjetër dhe prandaj ata do të vazhdojnë punën në grup njësoj sikur ai të ishte gjallë