SA JETON KORONAVIRUSI BRENDA SHTËPISË SUAJ? Këto janë rezultatet e eksperimentit shkencor - AlpeGossip
SA JETON KORONAVIRUSI BRENDA SHTËPISË SUAJ? Këto janë rezultatet e eksperimentit shkencor

SA JETON KORONAVIRUSI BRENDA SHTËPISË SUAJ? Këto janë rezultatet e eksperimentit shkencor

Koronavirusi është thyer në një problem global duke prekur shumë vende të botës.

Shkencëtarët nga Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve infektive, NIAID, pjesë e Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA, u përpoqën që të imitojnë virusin që lëshon një person i infektuar përmes kollës ose prekjes së objekteve mbi sipërfaqet e përditshme, në një mjedis shtëpiak ose spitalor.

Ata përdorën një pajisje që imitonte shpërndarjen e piklave mikroskopike të krijuara nga kolla ose tështima.

Shkencëtarët më pas hulumtuan se sa kohë qëndron virusi në këto sipërfaqe.

Studimit u publikua në internet nga “Neë England Journal of Medicine”.

Testimet treguan se kur virusi përhapet nga dikush që kollitet ose tështin, ai mbetet në ajër i gatshëm për të infektuar akoma njerëz edhe për të paktën 3 orë.

Mbi plastikë dhe në çelik inoks, virusi mund të qëndrojë edhe për tre ditë.

Në karton, virusi nuk rezistoi më shumë se 24 orë.

Në bakër u deshën katër orë që virusi të bëhej jo aktiv.