Në shtëpinë e Adrola Dushit sot ka festë, pasi djali i saj Troi mbush 5 vjeç.
Për të festuar ditëlindjen e të birit ish-Missi ka menduar që të bëjë një udhëtim me të në Paris.
Ajo rezervoi për Troin një nga dedikimet më të bukura, ku shkroi sesa shumë është mbushur jeta e saj që pas ardhjes në jetë të vogëlushit pesë vite më parë.
Gjithashtu Adrola tregon një nga gjestet e dashurisë që i bën shpesh i biri, kur i kap dorën dhe ia puth.
“Gëzuar Ditëlindjen, jeta e mamit! Mu bëfsh mbret dhe jeta jote qoftë e mbushur vetëm me ditë të bardha! S’mund të besoj që kaluan pesë vite, nga dita që kur ti erdhe në jetë, nga një “miush” i vogël, mu bere një “Troi” i madh! Oh, sa lumturi kam, kur me kap dorën dhe ma puth. Oh, sa të adhuroj kur e bën këtë gjest dhe ndjej që më do dhe më kupton akoma me shumë dhe je gjithmonë me mua edhe kur s’jemi pranë!!! Ditët po kalojnë shumë shpejt, o mbreti im, por ti do të jesh gjithmonë “miu” i vogël, që jep aq shumë dashuri dhe mirësi!!! Ti je bekimi dhe dielli që rrezaton për mua, o biri im, Troi!!!! Ti, pa folur, të bën të ulesh në gjunjë e të thuash çdo ditë: “faleminderit o Zot”!!! Zoti të bekoftë, biri im!!!”, ishte urime i modeles.
Ndjekësit por edhe miq të famshëm të Adrolës nuk ngurruan që ta uronin për ditëlindjen e të birit.