Në kohën kur minifundi ishte “shqetësues”, Aurela Gaçe zbulon VIDEON e rrallë të performancës së parë – AlpeGossip
Në kohën kur minifundi ishte “shqetësues”, Aurela Gaçe zbulon VIDEON e rrallë të performancës së parë

Në kohën kur minifundi ishte “shqetësues”, Aurela Gaçe zbulon VIDEON e rrallë të performancës së parë

Jemi mësuar tashmë me karakterin e saj skenik që është po aq i vërtetë edhe në jetën reale. Gjithmonë e vendosur dhe shumë e përgatitur për skenën, Aurela Gaçe ka ditur si të fitojë zemrat e publikut të të gjitha moshave me muzikën dhe shpirtin artistik. Ditën e sotme, këngëtarja ka publikuar një video nga ato të rrallat që i përket vitit të largët 1993. Ajo tregon se në atë kohë ka performuar në Vlorë dhe pas asaj performance u bë pjesë e festivaleve të mëdha. “Në atë kohë minifundi ishte shqetësues, në fshat e qytet. Edhe tani ka të shqetësuar. Kur nuk kemi pyetur atëherë mendoni se pyesim tani?”,-ka shkruar këngëtarja më tej. Ndërsa për ta mbyllur Aurela jep një mesazh për të gjithë ata që ëndërrojnë. “Ëndërro dhe vepro nëse e do vërtet diçka. Kushedi ku do isha tani nëse do rrija thjesht duke ëndërruar”,-shkruan ajo.