Thonë se qeni lidhet fort me zonjën e shtëpisë sepse i përgatit vaktet, por Blerinën e paska gjetur halli i madh…
Në një video gazmore të postuar në rrjetet sociale tregohet mjaft qartë që qeni qenka miku më i mirë i djalit të saj. Qoftë edhe me shaka Blerina nuk e qëllon as nuk e qorton dot të birin sepse ai futet direkt në mbrojtje edhe i leh Blerinës në formë qortimi.
Një qen si Fredi na kujtoi skenat e filmit legjendë Hachiko, ku dashuria e tyre për të zotin është e pakushtëzuar. Ashtu si Fredi është i gatshëm t’i lehë edhe të kafshojë dorën që e ushqen nëse duhet të mbrojë të zotin.