“GEORGINA ISHTE FËMIJË I TORTURUAR…”/ Psikiatri grek flet për gjendjen shpirtërore të 9-vjeçares – AlpeGossip
“GEORGINA ISHTE FËMIJË I TORTURUAR…”/ Psikiatri grek flet për gjendjen shpirtërore të 9-vjeçares

“GEORGINA ISHTE FËMIJË I TORTURUAR…”/ Psikiatri grek flet për gjendjen shpirtërore të 9-vjeçares

Psikiatri grek Dhimitris Souras ka analizuar për Mega TV gjendjen psikologjike dhe shpirtërore të 9-vjeçares e cila dyshohet se është vrarë nga e ëma e saj Roula Pispirgou.

33-vjeçarja ndodhet në paraburgim nën akuzën se i ka dhënë të bijës 9-vjeçare Georgina ketaminë, një substancë toksikologjike që shkakton vdekje graduale te trupi i njeriut.

Duke iu referuar vizatimeve të Georginës, psikiatri tha se 9-vjeçarja ka pasur shumë ankth dhe frikë.

Sipas analizës së tij Georgina ishte një fëmijë që ndihej i vetmuar.

“Ajo ndodhej e braktisur. Nga të gjitha vizatimet vihet re ‘errësira’ që ajo kishte në shpirt. Kjo tregon se fëmija po merrte kërcënime, të cilat nuk vinin nga faktorë të jashtëm”, tha Dhimitris Souras.

Një tjetër gjë që mund të kuptohet nga vizatimet është se Georgina ishte në dijeni të vdekjes së motrave të saj ( të cilat kanë ndërruar jetë në rrethana misterioze) .

“Ky fakt tregon se Georgina ishte “një fëmijë i torturuar, i frikësuar”, theksoi psikiatri .