ËSHTË APO NUK ËSHTË NË NJË LIDHJE? 2 deklaratat e Adrolës për dashurinë kundërshtojnë njëra-tjetrën – AlpeGossip
ËSHTË APO NUK ËSHTË NË NJË LIDHJE? 2 deklaratat e Adrolës për dashurinë kundërshtojnë njëra-tjetrën

ËSHTË APO NUK ËSHTË NË NJË LIDHJE? 2 deklaratat e Adrolës për dashurinë kundërshtojnë njëra-tjetrën

Adrola Dushi dha dy intervista së fundmi, të cilat për ironi të fatit u transmetuan dje mbrëma: një në “Shiko kush luan”, ku ishte një nga 30 të ftuarit e Luana Vjollcës, dhe një tjetër në “Mirage”.

“E kam thënë, e them dhe do ta them: Unë nuk jetoj dot pa dashurinë,” tha Adrola në “Mirage”. “E mos ta kisha anën time emocionale, unë do të isha shumë, shumë më e madhe sesa jam. Ana ime emocionale më penalizon më jetën time. Kam shumë nevojë. Nuk dua të flas për këtë pjesë […] por akoma nuk na ka ardhur fati për të pasur qetësinë shpirtërore të duhur. Për atë kam shumë nevojë. Shpresoj që Zoti ta ketë rezervuar diku për mua.”

Pra, e thënë me fjalë të tjera, Adrola u shpreh se ka shumë nevojë për dashurinë në jetë, por fati nuk ka qenë në anën e saj. Në pamje të parë, modelja duket single.

Mirëpo nëse i referohemi deklaratës në “Shiko kush luan”, Adrola jo vetëm që është në një lidhje, por është edhe “nuse në Kosovë”. Gjatë lojës “Ndaje ose haje”, modelja u pyet: “Zërat lart e poshtë na kanë treguar se mund të të shohin në të ardhmen si një nuse Kosove. Sa është e vërtetë?”.

“Kam dëgjuar për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe thjesht po kontribuoj,” u përgjigj duke qeshur Adrola.