BORA DHE DONALDI U SHFAQËN BASHKË? Por si e priti Beatrix Ramosaj rikthimin e tyre? – AlpeGossip
BORA DHE DONALDI U SHFAQËN BASHKË? Por si e priti Beatrix Ramosaj rikthimin e tyre?

BORA DHE DONALDI U SHFAQËN BASHKË? Por si e priti Beatrix Ramosaj rikthimin e tyre?

Çfarë po bënte Beatrix Ramosaj kur rrjeti po ziente për Bora Zemanin dhe Donald Veshajn që u shfaqë krah për krah?

Ata kanë qenë mbrëmjen e djeshme të ftuar në sfilatën e stilistit nga Kosova Valdrin Sahiti. Dhe kur të gjithë prisnin çfarë do ndodhte po të përballeshin, ata kanë surprizuar duke u shfaqur krah njëri-tjetrit. Në ‘after-partyn’ e organizuar pas sfilatës ata kanë qëndruar bashkë në një tavolinë teksa pamjet janë bërë virale. Në rrjetet sociale janë publikuar foto e video të dyshes e cila duket se me daljen e parë publike bashkë ka konfirmuar ribashkimin. Vetë ata nuk kanë bërë asnjë postim së bashku.

Mirëpo, shumë persona mund të kenë pyetur se çfarë po bënte Beatrix mbrëmjen e djeshme. Në rrjetet sociale këngëtarja është shfaqur në super formë teksa ka treguar se ka qenë duke darkuar me ish-konkurrenten e “Big Brother VIP” Antonela Berisha.

Beatrix nuk ka qenë në sfilatën e Valdrinit dhe është shfaqur në Tiranë me Antonelën. Dy vajzat ruajnë një raport shumë të mirë që kur ishin pjesë e formatit dhe vijojnë ende të takohen. Nuk e dimë se e ka përjetuar Beatrix rikthimin e Donaldit me Borën, por në reagime të ndryshme ajo është shprehur se gjërat e të kaluarës zgjedh t’i hedhë pas.

Paraqitja e Donaldit dhe Borës krah njëri-tjetrin vjen rreth 3 muaj pas daljes së aktorit nga “Big Brother VIP”. Me përfundimin e formatit ai i dha fund menjëherë lidhjes me Beatrix Ramosajn teksa i ka kërkuar falje Borës publikisht dhe personalisht.

Aktori në reagimin e tij të parë për jetën personale në rrjetet sociale la të kuptohej se ai po tentonte të rikthehej me prezantuesen, ndërsa ka mbyllur gjërat me Beatrix. “Jam i lumtur për eksperiencën, por i penduar për humbjen time aty, një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola e këtu nuk po flas për çmimin e madh. Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit uroj që të shkrihet. Deri atëherë do bëj më të mirën që artin tim ta shpreh në format që unë di dhe dashamirësinë që kam marrë gjithë kësaj kohe ta kem mundësinë të jua kthe’’, -shprehej aktori

Nga ana tjetër në një reagim të parë për gjithë lajmet e raportuara, Bora mohonte se ajo dhe Donaldi janë ftuar në emisionet e njëri-tjetrit, po sjellin një këngë, apo se videon funny në Tik-Tok i dedikohen atij.

“Jo, nuk ka duet së shpejti. Nuk ka klip të xhiruar jashtë. Nuk ka pushime bashkë. Nuk ka kafe në ambjentet e Top-it. Nuk ka varëse në qafë. Nuk ka ftesë në emisonin e parë. Nuk ka ftesë në Prime. Nuk ka njerëz të tjerë për të dërguar të falat. Nuk ka marrëdhënie familjare, raporte pune me vëllain tim, nuk ka video funny në TikTok për kundërpërgjigje etj etj… Është kaluar çdo limit duke nxjerrë shtëpinë time nëpër portale! Është shumë personale!”– shkruante Bora mes të tjerash.

Beatrix nuk ka folur asnjëherë drejtpërdrejt për Donaldin dhe shkakun pse ata janë ndarë