MOS U HABISNI/ Këto 5 gjëra që nuk duhet ti besoni më për gripin – AlpeGossip
MOS U HABISNI/ Këto 5 gjëra që nuk duhet ti besoni më për gripin

MOS U HABISNI/ Këto 5 gjëra që nuk duhet ti besoni më për gripin

Kur s’ndihemi mirë në zakonisht ia vëmë fajin motit dhe ndryshimit të temperaturave. Dhe në fakt, ndryshimi i temperaturave së fundmi është burimi kryesor i gjendjeve gripale. Ka kaq shumë këshilla apo mite që i dëgjojmë çdo ditë rreth gripit, aq sa në një moment të ditës, nuk dimë ç’të bëjmë më parë.

 

Pasi të lexoni këtë artikull, të paktën do ta dini çfarë mitesh rreth gripit apo të ftohtit të mos besoni më.

1. E ftohura mund të shndërrohen në grip!

Ethet dhe simptomat e para shpesh ngatërrohen me gripin. Ethet fillojnë me një dhimbje fyti, hundë të zëna apo një dhimbje koke. Kjo gjendje mund të zgjasë nga 3 deri në 5 ditë dhe zakonisht nuk keni një temperaturë të lartë. Në ndryshim nga gripi që shoqërohet gjithnjë me temperaturë të lartë dhe dhimbje muskujsh.

2. Duhet të merrni antibiotikë.

Nëse keni vetëm këto simptoma, antibiotikët thjesht do t’i bëjnë gjërat më keq. Sistemi juaj imunitar do të bëhet edhe më i dobët dhe kur vërtetë do t’ju duhen antibiotikët s’do të bëjnë më efekt.

3. Ftohja edhe mund të mos kurohet.

Si rregull , simptomat e të ftohtit zgjasin deri në 3 ditë. Por nëse ju thjesht prisni, situata mund të komplikohet dhe kjo gjendje mund të vazhdojë edhe për 20 ditë me radhë.

4. Duhet të rrini gjithë kohës në shtrat

Nëse jeni ftohur paksa dhe e kaloni gjithë ditën në shtrat, kjo mund të kalojë në gjendje bronshiti apo pneumoni, një stad më i rëndë i ftohjes. Nuk po themi të shkoni në palestër, por disa aktivitete të vockla s’do t’ju bënin dëm.

5. Nëse dilni jashtë me flokë të lagur, e sigurtë që do të ftoheni.

Sa herë e kemi dëgjuar këtë? Flokët tanë të lagur nuk do të na shkaktojnë as ftohje dhe as grip. Mos harroni se bakteret mund të qëndrojnë në rroba për 12 orë dhe në brendësi për rreth 7 ditë.