SI NISI GJITHÇKA/ Rita Ora zbulon sfidat në fillimin e karrierës së saj - AlpeGossip
SI NISI GJITHÇKA/ Rita Ora zbulon sfidat në fillimin e karrierës së saj

SI NISI GJITHÇKA/ Rita Ora zbulon sfidat në fillimin e karrierës së saj

Rita Ora është një nga emrat më të njohur në botë, megjithatë fillimet e karrierës së saj nuk kanë qenë shumë të lehta.

Këngëtarja shqiptare ishte vetëm 16 vjeç kur mendonte se ia kishte dalë, por në takim me një studio muzikore, i thanë se ishte shumë e vogël.

“Prapa skenave kishte kishte shumë probleme politike që unë nuk i dija, por e bënin të vështirë që unë të isha vetvetja dhe të mund të luftoja për muzikën time”, është shprehur Rita. Por problemet, sa vijnë dhe bëhen me të thella.

Këngëtarja ka zbuluar për ‘Cosmopolitan’ se për një kohë të gjatë, ajo ka bërë muzikë që nuk donte të bënte.

“Unë kam bërë albume që asnjëri nga ju nuk do i dëgjojë ndonjëherë dhe kjo vetëm nga koha dhe njerëzit që thonin: ‘Kjo nuk bën, kjo nuk mjafton, kjo nuk është mirë’”, ka vazhduar Rita. “Bëra gjithçka që ishte e mundur që qëndroja përpara fytyrave të tyre gjatë gjithë kohës. Thoja: ‘Nuk keni për të shpëtuar prej meje, nuk ka për të ndodhur’.

Doja që të gjithë të mendonin që unë isha aty për të qëndruar”, thotë duke qeshur këngëtarja. Mund të themi pa frikë se sakrificat dhe sfidat e saj i kanë sjellë suksesin e sotëm, pasi albumi i saj ‘Phoenix’ është ndër më të dëgjuarit./revistawho.com