Nuk do jem më në ‘Portokalli’ për arsye krejt profesionale: Mospërputhje artistike me regjisorin. Momentalisht jam duke rikthyer në Teatër ‘Zyrtarisht Beqare’ që do hapi edicionin e 22-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Elbasan, nga data 30 Shtator deri në datë 4 Tetor dhe po punoj për një action short movie. Ndoshta Portokallisë i rikthehem në të ardhmen”.
Përmes kësaj deklarate Egla Ceno konfirmoi më herët për “Iconstyle” largimin nga Portokallia dhe më vonë ky lajm u shpërnda me shpejtësi në media. Pas Cenos reagoi edhe resgjisori i spektaklit të humorit, Altin Basha, i cili bëri publike disa biseda private mes tij dhe aktores. Në to shihej se Basha i kërkon Eglës të rregullonte performancën në Portokalli, ose përndryshe të largohej.
Pas publikimit të këtyre mesazheve, aktorja vendosi t’i përgjigjej regjisorit me një deklaratë të gjatë. Ajo u shpreh se nuk ishte etike nxjerrja e bisedave private dhe aq më tepër të shkëputura nga konteksti.
Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i dytë nga Altin Basha. Ky i fundit në një intervistë për “Report Tv” është shprehur se Egla është përdorur për të përbaltur emrin e tij dhe se ajo ka gënjyer për arsyen e largimit. (Kliko)
Pas këtij reagimi, Egla Ceno ka publikuar sërish një status të gjatë për t’iu përgjigjur Altin Bashës.
Ajo shkruan:
“E mirë ja, e sigurove një zyrë. Tunde bishtin kur të hodhën një kockë, të keqen u mundove ta quash të mirë, tradhëtove llojin tënd, tregove dhëmbët prej miushi me vartësit. Po do plakesh o plak…
E mirë ja, do sistemosh soj e sorrollop por falë teje dhe atyre si puna jote, gjërat shkojnë keq e më keq. Do plakesh o plak…
Do shikosh veten në pasqyrë dhe do buzëqesh i kënaqur duke menduar se në fund të fundit bëre detyrën: sistemove büthën tënde. Po do plakesh o plak…
Të plasi ty nëse qyteti, komuniteti nuk i kanë punët mirë. Se mos është faji yt. Ti për vete e gjete një büthë për gjuhën tënde. Të tjerët donin të ishin kundërshtarë, demonstrues, intelektualë. Ruajtën dinjitetin, ndershmërinë – por “po i grin uria”. Çfarë ndryshuan si përfundim? Asgjë. Dhe e di pse? “Sepse për sa kohë që do ekzistosh ti dhe ata si puna jote, e vetmja gjë që mund të ndryshohet është bütha e radhës për t’u lëpirë.”
Ti je sëmundje o plak, çfarë mund të krijosh ti? Vetëm moçale për parameca të tjerë.”- ka përfunduar ajo.