“Qava në skenë, faleminderit që më mësove të dashuroj”: Adela publikon mesazhin privat të konkurrentit të “DWTS” – AlpeGossip
“Qava në skenë, faleminderit që më mësove të dashuroj”: Adela publikon mesazhin privat të konkurrentit të “DWTS”

“Qava në skenë, faleminderit që më mësove të dashuroj”: Adela publikon mesazhin privat të konkurrentit të “DWTS”

Ky edicion i “Dancing with the Stars” me të vërtetë që ka nisur mjaft bujshëm. Në fakt ishte e pritshme diçka e tillë duke qenë se këtë vit, janë mbledhur disa nga personazhet më të mirë të të gjitha edicioneve.

Ajo që po na bën shumë përshtypje është se balerinët profesionistë dhe personazhet që konkurrojnë kanë nisur të jenë shumë miq me njëri tjetrin. Një rast konkret është pikërisht çifti Niko Komani dhe Adela Lami. Të dy të apasionuar pas modës, me siguri, janë njohur edhe përpara këtij komenticioni por kërcimi bashkë po i bën të njohin anë të njëri tjetrit që nuk i njihnin më parë.

Ditën e djeshme, Niko ka emocionuar me disa fjalë shumë të ndjera që i ka kushtuar Adelës, duke e falenderuar atë publikisht për kërcimin që ata patën natën e dytë të garës. Ky kërcim, kishte bërë që Niko të njihte një tjetër dimension të vetes dhe ai mendon që vetëm Adela mund të bënte ta kuptonte diçka të tillë duke kërcyer.

Nga ana tjetër, edhe Adela ka postuar në Instastory një mesazh privat që i ka dërguar Niko në “Whatsapp” ku shpreh gjithë mirënjohjen e tij.

Sa mirë na vjen kur njerzit shprehin falenderime publikisht, është kaq e rrallë kjo në showbizin shqiptar sa raste të tilla vlejnë shumë për tu përmendur!