Mes miqve të ngushtë Anxhela Peristeri dhe Erik Lloshi nuk ka patur kurrë një zënkë, pavarësisht thashethemeve që lindën pas mungesës së Erikut në koncertin recital të këngëtares dhe u shtuan më pas kur kjo e fundit nuk qe e pranishme në dasmën e Lloshit. E ftuar te “Rudina”, Peristeri theksoi se “Eriku mungoi për një arsye të vetën” – që supozojmë se duhet të ketë qenë tepër e fortë – dhe për po një tjetër arsye të fortë ajo nuk i shkoi në dasmë.
“Kur Eriku më tha datën e dasmës, unë kisha një datë të mbyllur që në tetor dhe nuk bëhej fjalë që ta anuloja sepse njerëzit do të vinin nga Amerika,” tregoi ajo. “Prandaj nuk isha. I kërkoj falje që nuk isha dhe ai e di se kemi folur personalisht.”
“Tani po të dojë le të mungojë dhe ai në dasmën time, të jemi 1 me 1. Edhe pse u barazuam se ai nuk erdhi në recital, unë nuk i shkova në dasmë,” u shpreh me humor Anxhela.
Por mundësitë që Anxhela Peristeri të bëjë dasmë janë të pakta, për të mos thënë 0, ndaj Eriku le të mjaftohet me këtë rezultat.