DO TË QESHNI SHUMË/ Julka tregon ç’i punon të shoqit ende pa u zgjuar mirë (VIDEO) – AlpeGossip
DO TË QESHNI SHUMË/ Julka tregon ç’i punon të shoqit ende pa u zgjuar mirë (VIDEO)

DO TË QESHNI SHUMË/ Julka tregon ç’i punon të shoqit ende pa u zgjuar mirë (VIDEO)

Moderatorja e njohur Julka Gramo është shumë aktive në rrjete sociale. Instagrami i saj është mjaft familjar pasi ajo publikon vazhdimisht foto dhe video me të dashurit e saj. Siç dihet ajo është e martuar prej vitesh me Andin, me të cilin ka dy djem Ian dhe Greg.

Ditën e sotme, Julka dhe Andi festojnë përvjetorin e tyre të 18 dhe Julka është zgjuar me një dëshirë të madhe për ta pyetur të shoqin në lidhje me fillimet e romancës së tyre, se sa mban mend ai dhe sa jo. Andi sapo ishte ngritur nga gjumi dhe moderatorja e ka kapur në befasi.

Një ndër pyetjet që Julka i ka drejtuar të shoqit është se kur e kanë shkëmbyer puthjen e parë. Moderatorja ka realizuar një video me ‘intervistën’ dhe e ka publikuar në profilin e saj të Instagramit. “Kur burrin e pret një breshëri pyetjesh sa hap sytë. Ja se si e mban mend Andi puthjen tonë të parë”, shkruan Julka.

Andi ngatërron vitet duke menduar se me Julkën kanë 17 vite, por në fakt kanë 18. Mënyra se ai e thotë, për shkak se është dhe përgjumësh, ka shkaktuar shumë të qeshura. Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: