Transformohet Dona e BB, ish-banorja shokon fansat me pamjen e re (FOTO) – AlpeGossip
Transformohet Dona e BB, ish-banorja shokon fansat me pamjen e re (FOTO)

Transformohet Dona e BB, ish-banorja shokon fansat me pamjen e re (FOTO)

Mesa duket këtë fillim viti vajzat e “Big Brother 9” janë frymëzuar të ndryshojnë pamjen. Në fillim Fjorentina çuditi kur nga bjonde, u kthye në brune, më pas Ambra i bëri kaçurrelat ngjyrë rozë dhe sot ndryshimin e radhës në look e bën Dona.

Ish-banorja ka postuar sot një foto ku shihet me flokë të kuqe me baluke, një pamje komplet ndryshe nga ajo që të gjithë janë mësuar ta shohin.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Dona eksperimenton me look-un pasi pak kohë më parë tërhoqi shumë vëmendjen kur flokët i bëri të gjitha gërsheta.

Sa i përket jetës private, pas ndarjes nga Musa, Dona nuk ka bërë publike ndonjë lidhje dhe nga postimet e saj në rrjete sociale shihet se ish-banorja është fokusuar shumë tek karriera.