E LIDHUR ME ALBI NAKON/ Alba Hoxha çudit me veprimin që bën për Klaudian (FOTO) - AlpeGossip
E LIDHUR ME ALBI NAKON/ Alba Hoxha çudit me veprimin që bën për Klaudian (FOTO)

E LIDHUR ME ALBI NAKON/ Alba Hoxha çudit me veprimin që bën për Klaudian (FOTO)

Balerina e njohur e televizionit Klan, Alba Hoxha ka qenë muajt e fundit një nga personazhet më të komentuar në media, pasi është aluduar se ajo dhe koreografi i njohur Albi Nako janë në një lidhje. Dyshja janë kapur shpesh herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, mirëpo vetë ata i kanë mohuar gjithmonë këto lajme.
Përveç lidhjes me Albin një vëmendje të madhe ka tërhequr edhe marrëdhënia e Albës me ish-bashkëshorten e koreografit, Klaudia Pepa, e cila në një intervistë pak kohë më parë tregoi se gjatë pjesëmarrjes së saj në ‘Kënga Magjike’ ishte takuar me çiftin.

Siç duket marrëdhëniet e tyre janë mjaft të mira dhe këtë e tregon postimi më i fundit i Albës që çuditi gjithë fansat. Ajo ka publikuar në ‘Instastory’, videon e fundit të Klaudias të titulluar ‘U’duke shprehur kështu mbështetjen për balerinën shumë të famshme tashmë në Itali.