“FANSAT U SHOKUAN”/ Beyonce publikoi dy albume ndërsa të gjithë flinin (FOTO) – AlpeGossip
“FANSAT U SHOKUAN”/ Beyonce publikoi dy albume ndërsa të gjithë flinin (FOTO)

“FANSAT U SHOKUAN”/ Beyonce publikoi dy albume ndërsa të gjithë flinin (FOTO)

Gjatë kohës që ne flinim, Beyonce publikoi disa këngë të reja në “Spotify” dhe “iTunes” me profilin “Queen Carter” dhe ashtu siç mund ta prisni, fansat janë të shokuar.

Ndërsa u mësua se 10 këngët u publikuan nga dy albumet “Back Up, Rewind” dhe “Have Your Way”, menjëherë u dyshua se në fakt ky veprim vjen nga hakerat.

Ose Beyonce mund të jetë duke publikuar këngë të vjetra me një profil sekret, sepse fansat zbuluan më vonë se asnjë nga materialet nuk është i ri.

 

Diva e muzikës pop ende nuk ka reaguar për situatën, por drejtuesi i shtëpisë diskografike të “Top Dawg”, konfirmoi se këngët janë vjedhur:

“Nuk ka asnjë album të ri të publikuar. Këngët e vjetra janë vjedhur dhe janë publikuar. Po punojmë për zgjidhjen e situatës”.