Fationi shprehet se nuk është ndjerë i respektuar nga Heidi që ka flirtuar me të tjerë. Sipas tij, ai i ka dërguar sinjale Heidit që ka një pëlqim për të.
“Kam parë shumë shikime të tjera që mua nuk më kanë pëlqyer. Natyra ime e kam që kur i jap sinjale një personi nuk i jap një të dyti apo të treti. Kështu e pres dhe unë. Ti je shumë vajzë e mirë. Të shikoj një mashkull sinjale me njerëz të tjerë nuk i vjen mirë”, është shprehur ai.
Por kjo nuk është pritur mirë nga Heidi e cila tha se ka qenë vet ai që është larguar nga ajo, ndërsa Fationi i tha se ajo luan me dy-tre porta.
“Ti ke marrë sinjal të qartë që unë të kam dhënë rëndësi dhe të kam respektuar. Unë loz me një port, ti mund të lozësh me tre”, tha Fationi, ndërsa Heidi iu ktheu duke i thënë: “Nuk po më pëlqen fare si po flet”.
Një pjesë nga biseda:
Fationi: Unë luaj me një portë. Kam parë shumë shikime të tjera që mua nuk më kanë pëlqyer. Natyra ime e kam që kur i jap sinjale një personi nuk i jap një të dyti apo të treti. Kështu e pres dhe unë. Ti je shumë vajzë e mirë. Të shikoj një mashkull sinjale me njerëz të tjerë nuk i vjen mirë
Heidi: Po flet për një gjë që nuk ka lidhje, dhe po fut në diskutim ku ti je robi që më kë larguar nga disa persona. E ti se di se çfarë është folur prapa.
Fationi: Ti ke marrë sinjal të qartë që unë të kam dhënë rëndësi dhe të kam respektuar. Unë loz me një port, ti mund të lozësh me tre.
Heidi: Nuk po më pëlqen farë si po flet
Fationi: Nuk më pëlqen ajo gjë, ajo situatë. Është sinjali i rëndësishme, te respektohet ai. Të ngacmohem më një gocë tani…
Heidi: Po jo se unë s’ka ndonjë gjë
Fationi: Po jo moj se është respekti që ti e respekton personin në sy, minimalja. Ti e ke bërë pa vetëdije.
Heidi: Unë nuk kam lujt fare. Në momentin që ti më largon, unë bëj çfarë të dua.
Heidi: nëse më bën tipin për herë të dytë, unë bëj çfarë të dua pastaj, mos më fol për këto muhabete kur e kë bërë budallikun. Çohesh në prajm dhe i bjen. Se mua më erdhi rënë. Më dhe përshtypjen që një ditë je, pastaj nuk je, nuk ke stabilitet.
Pas bisedës më Fationin, Heidi ka biseduar edhe me Vesën dhe Artën, ku dhe i ka treguar se Fationi është shprehur se ajo luan më dy-tre porta.
Heidi: Folëm sot dhe më tha që unë luaj me dy tre porta
Arta: Se mbaj mend kush tha por, dikush tha që medemek hajd se Heidi flirton me të gjithë