“JU NUK MË MBËSHTESNI”/ Bebe Rexha u kthehet keq shqiptarëve – AlpeGossip
“JU NUK MË MBËSHTESNI”/ Bebe Rexha u kthehet keq shqiptarëve

“JU NUK MË MBËSHTESNI”/ Bebe Rexha u kthehet keq shqiptarëve

Bebe Rexha është lënduar shumë nga komentet që ka marrë në Instagram nga ndjekësit shqiptar dhe me anë të një videoje në Instastory ka bërë thirrje se shqiptarët duhet ta mbështesin njëri-tjetrin.

“E dua kulturën time. Unë jam nga Shqipëria dhe unë e dashuroj, sepse me të u rrita, por ndonjëherë shqiptarët nuk e mbështesin njëri-tjetrin. Ndonjëherë lexoj komentet në Instagram dhe komentet më të këqija janë nga shqiptarët. Kjo më konfuzon sepse mendoj ne duhet ta mbështesim njëri-tjetrin.

Të gjithë janë shumë kritikë. Unë mendoj se si kulturë kemi nevojë për më shumë dashuri, njësoj si kulturat e tjera, të mbështesim njëri-tjetrin dhe të jemi krenarë për njëri-tjetrin. Nuk po them se asnjë nuk mbështet, sepse shoh njerëz, fansa shqiptar që më duan, më mbështesin dhe më thonë që janë krenarë. Por thjesht dhemb kur shikon njerëzit e tu që thonë gjëra të këqija për ty”, është shprehur këngëtarja.