NGA DHËMBËT E LUANËS TEK GRUAJA QË NUK DUHET TË NXJERRË ZË GJATË SEKSIT/ Testi i çuditshëm i Muç Nanos – AlpeGossip
NGA DHËMBËT E LUANËS TEK GRUAJA QË NUK DUHET TË NXJERRË ZË GJATË SEKSIT/ Testi i çuditshëm i Muç Nanos

NGA DHËMBËT E LUANËS TEK GRUAJA QË NUK DUHET TË NXJERRË ZË GJATË SEKSIT/ Testi i çuditshëm i Muç Nanos

Ndryshe nga herët e tjera, emisioni “Provokacija” nuk u hap me monolog, por me një test. I përgatitur nga vetë moderatori Mustafa Nano, testi mat koeficientin e inteligjencës. Megjithatë siç sqaron vetë ai, kur t’i përgjigjeni pyetjeve nuk është e thënë t’u përgjigjeni të gjithave sepse disa gjëra nuk i dimë.

“Ky është një test që unë e quaj një test për të matur IQ. Nuk është e thënë që t’u përgjigjeni të gjithave sepse ka gjëra që nuk i dimë. Ka gjëra që secili prej nesh nuk i di. Siç kanë thënë edhe grekët e lashtë, ‘dimë një gjë që nuk dimë asgjë, tha Nano.

Pyetjet e testit:

-Cili është kuptimi i fjalës “i topitur”:

Drithërues

I shtangur

I rëndë

Në agoni

-Si shkruhet:

Ia tha atyre

Ja tha atyre

Ua tha atyre

Jua tha atyre

-Nëse unë them “qytezë” në mendje ju vijnë:

Vëllezërit Belushi

Vëllezërit Nazarko

Vëllezërit korçarë Stefi dhe Endri

Motrat Qiriazi

-Kush e ka shkruar “Lulja e kujtimit”:

Mitrush Kuteli

Faqion Postoli

Petro Marko

Pëllumb Kulla

8+2/4-2 është baraz me

5 apo 9 apo 7,5?

-Në Kanunin e Lekë Dukagjinit thuhet se:

Grueja asht shakull për me mbajt

Grueja asht shtylla e shpisë

Mbi gruen nuk vihet dorë

Grueja nuk ban me nxjerr za gjatë aktit seksual

-Termi “Forensik” lidhet me:

Pyjet

Parlamentin britanik

Sportin e golfit

Hetimin kriminal

-Cili lumë kalon në Skrapar:

Osumi

Shkumbini

Vjosa

Devolli

-Si quhej dinastia e famshme mesjetare e serbëve:

Nemanjiç

Cernojeviç

Dushanoviç

Kopiliç

-Cili është komandamenti i parë:

Mos lejo skllavërinë

Mos vrit

Ndero prindërit

Mos adhuro Zot tjetër përveç meje

-Çfarë është klitori:

Emri i një dhëmballë

Emër i një race andaluziane qensh

Një lloj luleje e egër në zonën e Lurës

Pika më erogjene në trupin e femrës

-Kush e pagëzoi Jezu Krishtin:

Ndue Pagëzori

Gjon Pagëzori

Gjin Pagëzori

Zef Pagëzori

-Etimologjia është një shkencë që studion:

Insektet

Origjinën e fjalëve

Origjinën e jetës

Verërat

120/1000=

12%, 120% apo 1,2%?

-Cila nga gjashtë gjërat e mëposhtme është më pak e ngjashme se 5 të tjerat:

Limoni

Thana

Fasulja

Kajsia

Ftoi

Rrushi

-Cili nga personat e mëposhtëm nuk mori pjesë në Kongresin e Manastirit:

Gjergj Fishta

Shahin Kolonja

Faik Konica

Luigj Gurakuqi

-Sa dhëmbë ka Luana Vjollca:

32, 42, 28, apo 18?

-Formula e Pagëzimit është:

Një roman i Ismail Kadaresë

Dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe

Emri i një koalicioni partish në Spanjë

Këngë e kënduar nga Noizy

-Zekati është:

Një lagje e Prizrenit

Një futbollist i Ajaxit

Një shoqatë myslimane anti trump në Amerikë

Një urdhërim i fesë islame për të asistuar ekonomikisht të varfërit

-“Të lumët na për t’Lumin Zot” është një varg i marrë nga:

Eposi i Kreshnikëve

Komedia Hyjnore

Lahuta e Malcis

Libri i Psalmeve

-Cilat nga qytetet e mëposhtme nuk është në Kosovë:

Kragujevac

Zubin Potok

Shtërpcë

Graçanicë