“PUSHO I QETË…”/ Alketa Vejsiu humb të atin, mesazhi prekës – AlpeGossip
“PUSHO I QETË…”/ Alketa Vejsiu humb të atin, mesazhi prekës

“PUSHO I QETË…”/ Alketa Vejsiu humb të atin, mesazhi prekës

Alketa Vejsiut, i ka ndodhur një fatkeqësi e madhe në familje. Moderatorja e njohur ka humbur një ndër personat më të shtrenjtë dhe bëhet fjalë për babain e saj.

Ky lajm i hidhur është bërë i ditur nga vëllai i moderatores, përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Facebook.

Teksa ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku me të atit, bashkangjitur ka shkruar: “Pusho i qetë shoku më i mirë. Të kam shpirt baba“, shkrim të cilin e ka shoqëruar me ikonën e një zemre.

Nuk është ende e qartë shkaku se përse babai i moderatores ka ndëruar jetë por rreth dy muaj më parë, Alketa ndau me publikun se babai i saj kishte qënë në një spital në Verona.

“Falenderoj të gjithë mjekët e spitalit “Borgo Roma” në Verona për kujdesin që treguan për babain tim”, ka shkruar bashkangjitur postimit Alketa në atë kohë, ku shihej në ambjentet e spitalit, teksa mbante një maskë në fytyrë.