Një çift i ri sapo i është shtuar showbizit shqiptar.
Bëhet fjalë për dy ish-konkurentët e Big Brother Albania, Erion Zeqiraj dhe Xhensila Pere. Të dy janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa së fundmi janë parë në Prishtinë.
Në fakt, çifti ka publikuar edhe më herët foto së bashku, por kohët e fundit sa vjen dhe e konfirmojnë më shumë lidhjen e tyre. Ndërsa mbrëmjen e djeshme Erioni ka publikuar një foto të cilën e shoqëron me një shkrim shumë special për bukuroshen.
“Mbrëmë me të bukurën time’-ka shkruar ish banori i Big Brother.