“JU BËFSHIM NËNAT”/ Si s’na dhatë pikë në Eurovision? Aktorit të humorit nuk i ka dalë akoma inati me Italinë – AlpeGossip
“JU BËFSHIM NËNAT”/ Si s’na dhatë pikë në Eurovision? Aktorit të humorit nuk i ka dalë akoma inati me Italinë

“JU BËFSHIM NËNAT”/ Si s’na dhatë pikë në Eurovision? Aktorit të humorit nuk i ka dalë akoma inati me Italinë

Në finalen e madhe të Eurovision-it këtë vit fituese u shpall Holanda, ndërkohë Italia u radhit në vend të dytë, ndërsa në vend të tretë Rusia.

Vendi ynë u përfaqësua mjaft denjësisht nga këngëtarja Jonida Maliqi e cila na ngriti të gjithëve zemrat peshë me këngën “Ktheju Tokës”.

Për sa i përket pikëve, juria shqiptare vlerësoi me 12 pikë Maqedoninë e Veriut, pra vendin fqinj, ndërkohë si çdo vit aludimet edhe këtë vit kanë qenë të shumta për dhënien e pikëve.

Shqipëria u rendit e 18-ta dhe asnjë shtet nuk i dha 12 pikë.

Pse nuk e votuan vendet fqinje Shqipërinë? Më konkretisht, e kemi fjalën për Italinë!

Edhe pse tashmë kanë kaluar disa ditë, aktorit të njohur të humorit Visjan Ukcenaj ende nuk i ka dalë inati me Italinë. Ai përmes disa videove të postuara në Insta Story i thumbon keq italianët, madje edhe ka përdorur një fjalor që lë për të dëshiruar kundrejt tyre.

“Akoma nuk më del inati me ato pikët e Italisë në Eurovision! Këta makaronat, këta spagetit. Po si ore s’na jepni pikë, po jemi komshinj mo, ju kemi vjedh mo, ju kemi hy nëpër shpia, iu kemi pastru nënat, o ju, ju bëfshim nënat. Po s’bëhet kështu mor shok, po jemi fqinj. Ju ndërtoni biznese tek ne, keni hap 700 mijë call center-a italianë këtu”, është shprehur Ukcenaj.