PREJ VITESH NË SKENË/ Aurela Gaçe jep lajmin e trishtë për fansat (FOTO) – AlpeGossip
PREJ VITESH NË SKENË/ Aurela Gaçe jep lajmin e trishtë për fansat (FOTO)

PREJ VITESH NË SKENË/ Aurela Gaçe jep lajmin e trishtë për fansat (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ka qenë e ftuar këngëtarja shumë e dashur për publikun Aurela Gaçe. Aurela ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e saj dhe në një moment ka marrë dhe një surprizë nga e bija Grace e cila këndoi këngën e njohur të së ëmës ‘Fati ynë shpresë e marrëzi’.

Në një moment njëri nga fëmijët  e ka pyetur Aurelën se nëse do të marrë më pjesë në festivale, por përgjigja e saj I ka habitur të gjithë.

“Më ka dalë nami kot se fitoj gjithmonë. Nuk marr më pjesë, jo sepse nuk dua. Po të ishte për mua, do të doja të rrija gjithmonë në skenë, por ka ardhur një moment në jetën time që dua ta shijoj dhe të mos kem më emocionet e konkurrimit sepse është emocion shumë i keq nuk më lë të kënaqem me skenën.”, ka treguar Aurela.