Nëna lindi fëmijën në mes të detit dhe fotot janë mbresëlënëse – AlpeGossip
Nëna lindi fëmijën në mes të detit dhe fotot janë mbresëlënëse

Nëna lindi fëmijën në mes të detit dhe fotot janë mbresëlënëse

Jemi mësuar tashmë që kryesisht në internet të shohim nëna të cilat vendosin të sjellin në jetë të vegjlit e tyre përmes “lindjes në ujë”. Në pjesën më të madhe të rasteve kjo lloj lindjeje kryhet nën asistimin e një ekipi mjekësor të specializuar. Ama një grua nga rusia sapo ka kryer diçka të pazakontë, duke sjellë në jetë fëmijën e saj në mes të detit.

 

Nëna, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, kishte ndërmarrë një udhëtim turistik vetëm për të lindur famijën e saj në Detin e Kuq në Egjipt.

Sipas burimeve aty ndodhej edhe një doktor i specializuar për lindjet në ujë, gjë që shpjegon se kjo mënyrë e sjelljes në jetë të fëmijës nuk ishte aspak rastësore. Një vajzë e pranishme aty ka fotografuar momentin kur nëna del nga uji menjëherë pas lindjes, ndërkohë që foshnja akoma vazhdonte të ishte i lidhur me placentën me anë të kordonit umbelikal. Këto foto kanë bërë xhiro në rrjetet sociale dhe kometues të shumtë e kanë cilësuar këtë lindje në ujë si diçka mahnitëse.