9-vjeçari shqiptar mahnit ekspertët: ‘Duhet të kalojë patjetër në klasën e tetë!’ – AlpeGossip
9-vjeçari shqiptar mahnit ekspertët: ‘Duhet të kalojë patjetër në klasën e tetë!’

9-vjeçari shqiptar mahnit ekspertët: ‘Duhet të kalojë patjetër në klasën e tetë!’

Nëse përgjithësisht janë mësuesit që vënë në siklet nxënësit me pyetjet e vështira, me djaloshin 9-vjeçar nga Kosova ndodh e kundërta. Andin Shalës nga Barileva detyrat e shtëpisë i duken përherë të lehta. Madje, mësimet në shkollë nuk i mjaftojnë dhe përherë kërkon informacione të tjera.

 

E pyetur nga Tribuna Channel, një mësuese e tij shprehet se ndonjëherë vendoset në sikletë nga pyetjet e befta dhe të vështira të Andinit, kryesisht mbi astronominë. Ai, aktualisht në klasën e katërt, një vit më parë kreu testin e inteligjencës dhe ekspertët vërejtën IQ 125. Psikologët sugjeruan që fëmija duhet të kalonte menjëherë në klasën e tetë, por një gjë e tillë i frikësoi prindërit, të cilët nuk pranuan.

“Më pëlqen astronomia. Kohën e lirë e kaloj duke lexuar libra, që më çojnë në një botë tjetër”, thotë Andini për Tribuna Channel.

Padyshim inteligjenca e zhvilluar i mundëson djaloshit të zgjidhë në pak sekonda ushtrime që shokët s’ia kanë idenë dhe vazhdimisht kërkon literaturë që s’është për moshën e tij.